
Kryebashkiaku Veliaj i ka quajtur ‘çudira fushate’ përgjimet e dala nga antimafia italiane ku zbulohet lidhja e zyrtarëve të Bashkisë Tiranë e qeverisë Rama me grupin mafioz të ‘Ndrangheta-s.
Gjatë një vizite në Rrogozhinë, të shtunën, Veliaj u shpreh:
“Do dëgjoni në këtë fushatë çudira. Do dalin që kemi qenë shokë në çerdhe me Eskobarin. Do dalin lloj-lloj çudirash. Përca dhe sundo ka qenë strategjia e Saliut. I funksionoi në vitet ‘90”.
Deri më tani ky është reagimi i parë nga zyrtarët shqiptarë, sit ë përfolur në përgjimet e ‘Ndrangheta-s.
Për të lexuar më shumë për përgjimet e grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, ku u zbulua lidhja e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama për të fituar leje ndërtimi dhe tendera, klikoni këtu.