Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj deklaroi se përgjimet e Ndragheta-s janë mjet për të sulmuar punën e tij.
Në një intervistë në News24, Veliaj tha se nëse këto përgjime do të ishin të vërteta do të kishin shkuar në prokurori.
Ai shtoi se ka komunikuar me kolegë të ambasadës italiane dhe të drejtësisë për këtë çështje dhe nuk i njohin personat që dalin në përgjime.
Në lidhje me gjobën e KQZ-së, Veliaj u shpreh se po gjobitet për shkak të punës së tij dhe se e ka apeluar atë.