Policia ka arrestuar një 25 vjeçar, i cili dyshohet se një ditë më parë, ka mbytur një 17 vjeçare në Velipojë.
Në 19 gusht, i arrestuari ka marrë me qira një motor uji dhe ka nisur të bëjë xhiro bashkë me 17-vjeçaren. Pas 2 orësh, i riu në breg të detit vetëm. Ai i ka thënë pronarëve të motorit të ujit se vajzën e kishte nxjerrë në breg më përpara, ku e kishte marrë xhaxhai i saj.
Por pak orë më vonë, trupi i pajetë i17-vjeçares ka dalë në breg. Peshkatarët që e kanë gjetur, kanë pohuar se në trupin e saj ka pasur shenja dhune.
Pas denoncimit të tyre, policia ka arrestuar 25 vjeçarin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.