Vëllai i deputetes socialiste zgjidhet kryetar i ILD-së

Nga Exit News
Vëllai i deputetes socialiste zgjidhet kryetar i ILD-së

Parlamenti votoi sot me 98 vota pro emërimit të Artur Metanit në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD).

Metani ishte renditur i pari në listën që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) i kishte dërguar Kuvendit. Ai është vallai i deputetets socialiste Eglantina Gjermeni – ish ministre dhe anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Kandidaturat e tjera ishin: Sokol Stojani; Joana Asimi Sorraj; Eris Hysi; Lindita Troja.

Prej vitit 2002 deri në 2012, Metani ka qenë këshilltar i Presidentëve Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi.

ILD është institucioni përgjegjës për verifikimin e ankesave dhe fillimin e hetimeve administrative ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtareve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë.

Emërimi i Artur Metanit në krye të ILD-së është tregues i politizimit të sistemit gjyqësor.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>