Vëllezërit Shera shpjegojnë përse vranë taksistin 71-vjeçar, Abdulla Budlla

Nga Exit News
Vëllezërit Shera shpjegojnë përse vranë taksistin 71-vjeçar, Abdulla Budlla

Dy vëllezërit, Saimir dhe Arsil Shera, kanë pranuar vrasjen e taksistit 71-vjeçar, Abdulla Budlla, në Fushë Prezë, në 3 gusht.

32 dhe 20 vjeçari u arrestuan një ditë më parë.

Vëllezërit kanë pranuar se prej kohësh kanë pasur një konflikt fizik me të moshuarin, për shkak të marrëdhënie dashurie prej disa vitesh mes nënës së tyre dhe taksistit.

Saimir Shera, 32 vjeç, ka deklaruar në polici se ka qenë ai që ka planifikuar dhe vrarë taksistin, ndërsa i vëllai e ka ndihmuar me transportin.

Ai tha se pak ditë më parë kishte mësuar se 71-vjeçari, përveç lidhjes me të emën, kishte ngacmuar dhe të motrën.

“Mora kallashnikovin që e kisha të fshehur që në 1997, njoftova vëllain të vinte me makinë dhe sapo e pashë Abdullain tek vendqëndrimi i taksive tek Labidari e qëllova. Pas krimit u largova në Fushë Krujë. Rrugës pashë një kamion me skrap dhe e hodha armën aty” ka deklaruar Saimiri para prokurorëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>