E ndodhur vetëm pak kilometra në të dalë të Beratit, në majë të një mali, është një fermë ku Sheme Ruci rrit shafran.
Unë isha me fat që arrita ta takoja atë, një mëngjes të shtune në një kafene pak më poshtë “Shkolla Jote në Anglisht”.
Sheme flet pak anglisht, kështu që me ndihmën e një përkthyesi, ne u ulëm për të shijuar një gotë raki me shafran, dhe për të mësuar më shumë rreth punës së tij.
Shafrani është një erëz që vjen nga krokusi, i njohur ndryshe si “krokusi i shafranit”. Trungu i kuq i ndritshme bie menjëherë në sy. Këto mblidhen dhe thahen për t’u përdorur si erëza dhe ngjyrosje në ushqim. Shafrani është një nga erëzat më të shtrenjta në botë. Ai shitet bazuar në peshën e tij. Pjesërisht për shkak se duhen mbi 250,000 lule të vetme për të bërë vetëm 1 kg shafran.
Besohet se u rrit për herë të parë në Greqi ose në zonën përreth si rezultat i kultivuesve që mbarështonin selektivisht bimë për kërcejtë e tyre të gajtë në epokën e bronzit të vonë. Shija, aroma e saj si ngjyrosja dhe nuanca dalluese e artë që ajo sjell në gatimet që përdoret është bërë shumë e kërkuar, në të gjithë botën.
Ndërsa 90% e shafranit në botë prodhohet tani në Iran, ka ferma të vendosura nëpër Itali, Sardenjë, dhe tani Shqipëri ku kultivohet kjo erëz ekzotike dhe e këndshme.
Sheme Ruci filloi të rrisë shafran katër vjet më parë, pasi u kontaktua nga një mik italian i djalit të tij. Italiani ishte i interesuar të kultivonte dhe shpërndante erëzën dhe duke qenë i vetëdijshëm se Shqipëria kishte një klimë të ngjashme me Italinë, ai vendosi të vizitojë dhe të takohet me Sheme për të diskutuar idenë në detaje.
Pasi pa klimën e butë, dritën e diellit pothuajse gjatë gjithë vitit dhe tokën jashtëzakonisht pjellore, italiani këmbënguli që prodhimi i shafranit të fillonte. Sheme u pajtua dhe atë vit u mbollën farat e para të shafranit.
Cikli jetësor i një fare shafrani është katër vjet, që do të thotë se duhet të mbillet vetëm sipas këtij cikli. Çdo vit, për vetëm 3-4 javë, lulet lulëzojnë dhe ato duhet të korren brenda këtij afati kohor të shkurtër.
Kështu që, çdo mëngjes para daljes së agimit, mbledhësit e shafranit zbresin në tokën e Shemes për të korrur farat para se të dalë dielli. Më pas paketohen në shporta të mëdha prej xunkthi dhe më pas transportohen në shkollë.
Këtu ato shtrohen në një tryezë të madhe dhe bishtat e gjata, të kuqe hiqen prej lukes dhe vendosen veçmas, ndërsa petalet vjollce hidhen.
Gratë që përzgjedhin shafranin ulen atje për orë të tëra duke biseduar për fat të mirë ndërsa kryejnë punën e tyre, dhe unë i shikoja me magji, gishtat e tyre njollosnin me të verdhë nga poleni dhe era e fortë e luleve ndihej në ajër.
Pasi të jenë ndarë kërcejtë dhe lulet, pjesa e kuqe transportohet në një laborator, ku thahet gjatë natës. Pas 12-18 orësh tharje, ato peshohen dhe paketohen gati për t’u dërguar në Itali.
Nga Italia, shafrani shqiptar shpërndahet në të gjithë botën, duke përfunduar në gatimet e ndryshme nga Sarajeva deri në Singapor.
Ndërsa disa mund të thonë se kjo erëz nuk e zëvendëson shafranin iranian, për cilësinë e lartë, por ajo ka të njëjtë cilësi me atë që rritet në të gjithë Evropën Jugore dhe shitet me shumicë për mbi 8,000 EUR për një kg.
Pasi mbaruam intervistën dhe gotën time të rakisw, u nisëm, duke udhwtuar me një kamion, për 1 orë, përgjatë një shtegut anës së maleve.
Pamjet e malit Tomorr dhe fushës së Beratit ishin krejt spektakolare, siç ishin ngjyrat e kuqe dhe portokalli të gjetheve të vjeshtës në malin dhe kodrat përreth nesh. Ajri ishte i pastër dhe i freskët, dhe krijesat e vetme të që kalonin në rrugën tonë ishin disa dele të shëndosha dhe një gomar.
Kur arritëm në destinacionin tonë, ndiheshim sikur të kishim arritur në majë të botës me asgjë tjetër përrreth përveç kodra dhe male.
Sapo përfundoi rruga shëmbore, era e ëmbël më goditi para se t’i shihja. Tingulli i gumëzhitjeve më mbërtheu, ndërsa qindra bletë fluturonin rreth luleve të çelura.
Ishte vërtet pamja më e pabesueshme duke parë rresht pas rresht lulët e purpurta që shtriheshin pothuajse aq sa syri mund të shihte.
Mu duk një nga gjërat e mrekullueshme dhe “luksoz” që kam gjetur ndonjëherë në Shqipëri.
Së bashku me kërpurdhat dhe industrinë e prodhimit të verës në zhvillim, Shqipëria nuk pushon kurrë së më mahnituri me mrekullitë që mund të prodhojë.