Vendet e BE-së do të vendosin detektor për identifikimin e emigrantëve të paligjshëm

Vendet e BE-së do të vendosin detektor për identifikimin e emigrantëve të paligjshëm

Një aparaturë për identifikimin e emigrantëve të paligjshëm do të vendoset në pikat kufitare të vendeve anëtare të BE-së. Vendet e para të cilat do ta testojnë këtë sistem do të jenë Hungaria, Italia, Letonia dhe Greqia.

Sistemi do të këtë akses në të gjitha dokumentet zyrtare, në median sociale dhe në të dhënat biometrikë të personave që do të kërkojnë të hyjnë në këto vende. Sistemi, gjithashtu, do të analizojë mimikën e fytyrës së udhëtarëve për të identifikuar nëse ato po gënjejnë.

Ato që do të kalojnë testin do të pajisen me një kod, i cili do të skanohet në kufi. Por ato persona që do evidentohen si gënjeshtarë do t’i referohen policisë kufitare për kontrolle të mëtejshëm. Vendi i parë i cili do ta testojë këtë sistem është Hungaria.

Vendosja e detektorit të gënjeshtrave është kudërshtuar nga disa studiues të cilët e quajnë këtë sistem të bazuar në pak prova. Por sipas një testi kontrolli, detektori ka arritur të identifikojë rreth 78 për qind të gënjeshtarëve. Gjithashtu, mësohet se skuadra e formimit të këtij detektori po vazhdojnë të punojnë për të rritur saktësinë e identifikimit të emigranëtve të paligjshëm përmes tij

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>