Vendet e Quint-it thirrje Kosovës të zgjidhë çështjen e rrugës në manastirin e Deçanit

Nga Exit News
Vendet e Quint-it thirrje Kosovës të zgjidhë çështjen e rrugës në manastirin e Deçanit

Ambasadat e Shteteve Anëtare të Quint-it (Francë, Gjermani, Itali, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara) i kanë kërkuar qeverisë së Kosovës që të zgjidhë sa më shpejtë çështjen e rrugës Kosovë-Mali i Zi që kalon nëpër tokën në pronësi të manastirit ortodoks të Deçanit.

Në një deklaratë të përbashkët të enjten, ata njoftuan se ishin takuar me partitë, kryebashkiakun Bashkim Ramosaj dhe At Sava Janjic të manastirit gjatë një udhëtimi për mbledhjen e fakteve në Deçan.

“Ne u bëjmë thirrje palëve që t’i përmbahen rreptësisht ligjeve të Kosovës, veçanërisht ligjit të vitit 2008 për Zonat Speciale Mbrojtëse, dhe të adresojnë çdo shqetësim të mbetur brenda kornizës së Këshillit Monitorues të Implementimit (KPM), përpara se të ndërmarrin ndonjë veprim.

Për më tepër, ne nxisim autoritetet e Kosovës që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 19 majit 2016 për çështjen e mosmarrëveshjes së tokës në Deçan. Në fund, ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të zgjidhë me shpejtësi çështjen e punëve në rrugë në përputhje me sa më sipër,” theksohet në deklaratë.

Qeveria e Kosovës pezulloi ndërtimin e rrugës, pasi Serbia u ankua se ndërtimi rrezikonte trashëgiminë një manastiri, si dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Qeveria u bëri thirrje autoriteteve lokale përgjegjëse që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 që njohin pronësinë e tokës, ku një pjesë e rrugës së re bie, në manastirin ortodoks të Deçanit.

Manastiri u ka kërkuar autoriteteve të ndryshojnë projektin rrugor për të shmangur kalimin në përfitimin e tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>