Italia është një nga disa vendet që ka vendosur, duke ndjekur këshillat e reja nga EMA, të ndryshojë mënyrën e shpërndarjes së vaksinës Oxford / AstraZeneca.
Tani e tutje do të rekomandojë vaksinën AstraZeneca COVID-19 vetëm për personat mbi 60 vjeç.
Është një ndryshim radikal për vendin, i cili fillimisht e kufizoi AstraZeneca-n për njerëzit nën moshën 65 vjeç për shkak të të dhënave që tregonin se ofronte më pak mbrojtje ndaj Covid-19 sesa vaksinat e tjera.
Më 8 mars, ministria e shëndetësisë tha se mund të administrohej edhe mbi moshën 65 vjeç.
Tani do të administrohet vetëm mbi moshën 60-vjeçare.
Siç ka vërejtur kolegu Jon Henley, ka pasur një ndryshim të konsiderueshëm në të gjithë Evropën me mënyrën se si njerëzit e kanë trajtuar AstraZeneca-n, që kur ajo doli për herë të parë në treg.
Norvegjia dhe Danimarka ishin të parët që ndaluan përkohësisht qëllimin e Oxford / AstraZeneca më 11 mars, pasi raportuan disa raste të një mpiksje të rrallë të gjakut në tru, të quajtur trombozë e sinusit venoz cerebral, kombinuar me një numër të ulët të trombociteve të gjakut.
Austria, Bullgaria, Qiproja, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Hollanda, Portugalia, Sllovenia, Spanja dhe Suedia, së bashku me vendet anëtare të BE-së Islandën dhe Norvegjinë, më pas ose ndaluan vaksinën, ose ndaluan përdorimin në grupmosha të veçanta.
Shumica e vendeve tashmë kishin rifilluar administrimin me vaksinën Oxford/AstraZeneca, edhe pse shpesh me kufizime.
Por Danimarka dhe Norvegjia kanë zgjatur pezullimin fillestar të vaksinimit deri në mes të prillit, në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Vendet që kanë rifilluar përdorimin pa kufizime përfshijnë: Austrinë, Bullgarinë, Qipron, Islandën, Irlandën, Letoninë, Lituaninë dhe Rumaninë.
Vendet që kanë vendosur kufizime në përdorim përfshijnë Finlandën (65 e lart); Francën (55 e lart); Hollandën (60 e lart) dhe Suediën (65 e lart).
Gjermania ua ofron vaksinën vetëm njerëzve të moshës 60 vjeç e lart dhe grupeve me përparësi të lartë, nën-60 vjeç, që kanë marr një doze të parë .
Spanja po ua jep vetëm grupmoshës 55-65, plus punëtorëve thelbësorë mbi 65 vjeç. Belgjika po e kufizon atë mbi moshën 55 vjeç.
Botuar origjinalisht në platformën online të The Guardian, përkthyer nga Rezarta Caushaj