Vendet europiane ndihmojnë Indinë në krizën e koronavirusit

Nga Exit News
Vendet europiane ndihmojnë Indinë në krizën e koronavirusit

Britania dërgoi të martën furnizime mjekësore jetësore në Indi, sipas një raporti të Reuters.

Dërgesa përfshin 100 ventilator dhe 95 bonbula oksigjeni sipas një zëdhënësi të kryeministrit Boris Johnson.

Franca po ashto do të dërgojë gjatë javës tetë impiante të mëdha që gjenerojnë oksigjeni.

Ndërkohë sipas zyrtarëve indian Irlanda, Gjermania dhe Australia po dërgojnë bombula oksigjeni dhe ventilator.

India po përballet me një valë jashtëzakonisht të rrezikshme infektimesh, ndërkohë që spitalet janë të mbingarkuara.

Për shkak të mungesës së oksigjenit në spitale, numri i fataliteteve në vend ka shkuar në 200 mijë pacient.

Situata e rëndë ka sjell probleme me të afërmit e pacientëve, të cilët kanë sulmuar stafin e spitaleve në disa raste.

Shqetësimi më i madh është mungesa e oksigjenit, që detyron mjekët të vendosin dy pacient në një bombul.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi më herët se po punonte për të shpërndarë 4,000 bombula oksigjeni në Indi.

Shkaktar të rritjes së infektimeve mendohet se janë tubimet masive, variantet e reja ngjitëse dhe nivelet e ulëta të vaksinimit.

Gjatë 24 orëve të fundit India regjistroi 323,144 raste të reja dhe 2,771 fatalitete.

Në disa qytete, trupat u digjën në ambiente të improvizuara si parqe dhe parkingje.

Kryeministri Narendra Modi u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që të vaksinohen.

Në Indi hotelet dhe terminalet hekurudhore janë shndërruar në ambiente të kujdesit kritik për të kompensuar mungesën e shtretërve.

Ekspertët shqetësohen se kriza e ardhshme do të jetë mungesa e profesionistëve të kujdesit shëndetësor.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>