Kryeministri Rama është shprehur se njoftimi i DASH për ndalimin e hyrjes së ish-kryeministrit Berisha në SHBA është si njoftimi për fundin e tranzicionit dhe të pandëshkueshmërisë në Shqipëri.
Këto komente Rama i ka bërë në televizionin Newsmax në SHBA, gjatë një interviste me Richard Grenell, ish-i dëguari i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.
I pyetur mbi vendimin e DASH, Rama tha ai ishte një lëvizje e guxmishme dhe sinjal nga qeveria amerikane për të çuar përpara reformën në drejtësi.
“Është na një anë shumë e trishtueshme që të shohësh këtë realitet që po vuloset nga një lëvizje e guximshme nga ana e DASH, por nga ana tjetër, është një sinjal që përpjekjet e vazhdueshme të qeverive amerikane për të çuar përpara reformën në drejtësi dhe kanë arritur pikën ku s’ka më kthim. Për mua kjo ishte pak si njoftimi i përfundimit të tranzicionit dhe i përfundimit të nocionit të pandëshkueshmërisë, kështu që askush nuk është mbi ligjin”, tha Rama.
Kryeministri komentoi gjithashtu vendimin e fundit të BE për mos caktimin e një date për negociatat me Shqipërinë dhe për idenë e mini-Shengenit.
Sipas Ramës, BE dështoi sërish të mbajë premtimet.
Në lidhje me mini-Shengenin, Rama falenderoi Grenellin për rolin mbështetës në këtë iniciativë e cila siç tha ai bëhet për të përmirësuar jetët e njerëzve pavarësisht mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.