Vendimi i gjykatës hedh dritë mbi marrëdhënien mes Tahirit dhe Habilajve

Vendimi i gjykatës hedh dritë mbi marrëdhënien mes Tahirit dhe Habilajve

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vërtetuar se ndërmjet Saimir Tahirit dhe vellëzërve Habilaj ka pasur marrëdhënie të qëndrueshme. “Ka prova dhe indicie që tregojnë një situatë marrëdhëniesh apo lidhjesh të qëndrueshme të të pandehurve”, shkruhet në vendimin e Gjykatës.

Gjykata ka vërtetuar se pavarësisht se Tahiri “ka mohuar njohjen me Moisi Habilaj [..] nga provat e analizuara [..] rezulton e kundërta”:

Moisi Habilaj ka rregulluar skafin e prishur të Ministrit Tahiri

Moisi Habilaj është angazhuar drejtpërdrejtë vetë në dërgimin e mjetit lundrues në përdorim të Ministrit të Brendshëm për riparim në shtator 2014 në Itali. I pandehuri Saimir Tahiri nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë.

Udhëtimet në Itali të bashkëshortes dhe babait të Tahirit me Moisi Habilajn nuk janë regjistruar në sistemin TIMS duke shmangur me dashje ekspozimin e tyre me Moisi Habilajn

Bashkëshortja e të pandehurit në dy raste të udhëtimit jashtë shtetit, në një rats me automjet AA003GB (që është përdorur veçmas dhe nga Moisi Habilaj), dhe në rastin tjetër në një udhëtim të njëkohshëm me Moisi Habilaj, në të njëjtën linjë ajrore, nuk është regjistruar në sistemin TIMS.

Edhe babai i të pandehurit ka qënë në të njëjtën udhëtim dhe ka qëndruar me Moisi Habilaj. Ai nuk është regjistruar nga sistemi TIMS.

Saimir Tahiri ka komunikuar në telefon me Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, Armand Koçerrin e Nezar Seitin. Tahiri ka takuar Artan Habilaj.

Përgjimet telefonike në shtator 2017 tregojnë se mes Artan Habilaj dhe të pandehurit Saimir Tahiri është ndërmjetësuar një takim nga shtetasi Kujtim Tahiri. I pandehuri Saimir Tahiri ka komunikime me shumë numra telefonikë me të cilët komunikojnë edhe të pandehurit në procedim të lidhur Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, deri edhe Armand Koçerri e Nezar Seiti”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>