
Në portin e Durrësit, në terminalin e udhëtarëve janë vendosur kamera termike, në hyrje dhe në dalje, me qëllim matjen e temperaturës në distancë.
Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vengu njoftoi se një ekpi mjekësh janë vendosur në port që prej fillimit të pandemisë. Ai tha se është bërë ndarja me xhama ndërmjet pasagjerëve dhe biletarisë.