
Prej 24 dhjetor deri më 4 janar qytetarët do të ndalohen të lëvizin prej orës 20:30 deri në 06:00. Gjithashtu baret e restorantet do të qendrojnë të mbyllura gjatë kësaj fashe orari.
Këto janë masat e reja që njoftoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu të hënën gjatë një konference për shtyp.
Nga ky rregull përjashtohet shërbimi i dërgimit në shtëpi apo rastet e emergjencës. Qytetarët mund te aplikojnë tek e-Albania, nëse do tju duhet të dalin..
Manastirliu pohoi se me 4 janar do të rikthehet ndalim qarrkullimi prej orës 22:00.