Vendoset shtetërrethim në Majemi pas thyerjes së rregullave anti-COVID

Nga Exit News
Vendoset shtetërrethim në Majemi pas thyerjes së rregullave anti-COVID

Autoritetet kanë vendosur në shtetërethim nga ora 8 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit në Majemi Beach në SHBA pasi një turmë personash të rinj festuan dhe krijuan trazira duke mos repspektuar asnjë masë kundër përhapjes së pandemisë, raporton The Guardian.

Në një konferencë shtypi, zyrtarët fajësuan turmat për shtetrrethimin, i cili hyri në fuqi të shtunën në mbrëmje në ‘South Beach’, një nga vendet kryesore për festa. Turistëve dhe bujtësve në hotele u është thënë që të qëndrojnë brenda gjatë orëve të ndalimit.

Zyrtarët e qytetit thanë për mediat vedase se shtetrrethimi do të mbtet në fuqi deri të paktën në 12 prill.

Asnjë këmbësor ose automjet nuk do të lejohet të hyjë në zonën e kufizuar pas orës 20:00 dhe të gjitha bizneset në afërsi duhet të mbyllen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>