Komisioni i Venecias (KV) ka kritikuar në mënyrë direkte një sërë rregullash e procedurash të ndjekura në procesin e vetingut.
Në një draft opinion të lëshuar me kërkesë kryetarit të parlamentit në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, KV kritikon, gjithashtu, rastet kur magjistratëve u është kërkuar llogari për të justifikimi i të ardhurat e bashkëshortëve të krijuara para martese dhe ngurtësinë në zbatimin e afatit në vetvete shumë pamajftueshëm për paraqitjen e dokumenteve.
“Në Tiranë, delegacioni mësoi se procesit i vetingut bëhet i vëhstirë ndonjëherë, për të siguruar justifikimin e të ardhurave të së kaluarës të bashkëshortëve. Është pohuar gjithashtu se ka pasur një aplikim tepër të ngurtë e shumë të shkurtër (dy javë) të afateve procedurale, megjithëse në disa raste duhej të merreshin dokumente të certifikuara nga jashtë.”
KV pohon se vetingu ka sjellë efekte negative në sistemin gjyqësor pasi:
- Ka lënë jashtë funksionit Gjykatën Kushtetuese e të Lartë
- Ka sjellë mosfunksionim të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
- Ka shkurajuar shumë magjistrantë të aplikojnë në institucionet e reja të drejtësisë si dhe ka sjellë shumë dorëheqje duke lënë systemin gjyqësor me vakanca.
KV kritikon gjithashtu procedurën e apelimit të vendimeve në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Komisioni argumenton se mbeten të paqarta kritetret mbi bazën e të cilave disa vendime të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit apelohen në KPA nga Komisionerët Publik.
“Për më tepër, duket e paqartë mbi bazën e cilave kritere, disa vendime të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u ankimuan nga Komisioneri publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. “
Komisioni vë në diksutim edhe kohëzgjatjen e komisioneve të vetingut. Komisioni theksoi se, një mandat nëntë vjeçar për anëtarët e KPK dhe KPA ishte i tepërt sepse procesi i verifikimit duhej të jetë “rreptësisht i përkohshëm”.