Venecia teston për herë të parë ‘digën’ kundër përmbytjes, projekt i nisur në 2003-shin

Nga Exit News
Venecia teston për herë të parë ‘digën’ kundër përmbytjes, projekt i nisur në 2003-shin

Për herë të parë një sistem me 78 blloqe të lëvizshme kundër përmbytjes janë testuar në Venecia të Italisë pas vitesh të tëra vonesash dhe korrupsioni, raporton BBC.

Sistemi që krijon një digë të verdhë 1,5 kilometra të gjatë është kundërshtuar nga ambjentalistët që mendojnë se do të dëmtojë zonën.

Puna për këtë projekt filloi në vitin 2003 edhe pse ishte ideuar që në vitet 1980. Projekti ka kaluar tre herë buxhetin fillestar dhe ka sjellë arrestimin e dhjetëra zyrtarëve, raporton BBC.

Zyrtarët treguan se barrierat mund të vendosen në pozicion për gjysmë ore. Komisionerja mbikqyrëse e projektit tha se duhen edhe 18 muaj të tjera testime për të qënë gati.

projekti

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme