Pas ngjarjes së vetëflijimit të nënë e bijë, 56 dhe 33 vjeç, prokuroria ka nisur hetimet ndaj sekteve fetare.
Lajmin e bëri të ditur gazetarja Klodiana Lala. Në një lidhje direkte, Lala deklaroi se të gjitha sektet fetare po hetohen nga prokuroria.
Ditën e premte Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, 56 dhe 33 vjeç, janë gjetur të vetëflijuara në shtëpinë e tyre në Kombinat, ndërsa vajza tjetër, Blerta Josifi, 34 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të treja kanë qenë pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait, sekt i cili beson dhe predikon ringjalljen pas vdekjes.
Dyshohet se Anisa Josifi ka humbur jetën disa muaj më parë, por është mbajtur në shtëpi nga e ëma dhe motra me shpresën e ringjalljes. Trupi i saj është gjetur i lyer me vajra dhe lëngje të tjera për të ngadalësuar dekompozimin.
Për të lexuar më shumë për ngjarjen klikoni këtu.