Ministri i Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock është izoluar, pasi ka pasur kontakt me persona të infektuar me Covid-19.
Ministri është ‘lajmëruar’ nga aplikacioni për gjurmimin e Covid-19 se ka qenë në kontakt me të infektuar.
Në një postim në Twitter Hancock u shpreh:
“Mbrëmë u njoftova nga aplikacioni për Covid-19 i NHS-së për tu vetëizoluar kështu që do të qendroj në shtëpi dhe nuk do të largohem nga këtu deri të dielën.
Të gjithë kemi një rol për të ruajtur për ta vënë këtë virus nën kontroll. Kështu i shkëpusim zinxhirët e transmetimit. Ndaj duhet t’i ndiqni rregullat, njësoj si unë.”
Aplikacioni për gjurmimin e të infektuarve regjistron vendndodhjen e të infektuarve, si dhe lajmëron personat që kanë qenë në kontakt me to për tu izoluar.
Personat që anëtarësohen në program japin në mënyrë vullnetare të dhënat e vendndodhjes dhe personat me të cilët janë takuar gjatë gjithë kohës së pandemisë.