Vetëvendosja: Qeveria nuk ka plan zbatimi për rimëkëmbjen ekonomike

Nga Exit News
Vetëvendosja: Qeveria nuk ka plan zbatimi për rimëkëmbjen ekonomike

Lëvizja Vetevendosje ka kritikuar qeverinë se nuk ka asnjë plan zbatimi për paketën ekonomike në ndihmë të bizneseve, të cilat po përballen me pasojat e pandemisë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, kritikoi të premten paketën e rimëkëmbjes ekonomike.

Paketa është nismë e qeverisë Hoti dhe pritet të votohet të premten në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, Aliu ka deklaruar se paketa nuk është e specifikuar. Sipas tij nuk ka asnjë plan konkret për zbatimin e paketës.

“Cila është iniciativa, nga PDK-ja apo LDK-ja, s’ka rëndësi sepse është brumi i njëjtë. Është një fond ku nuk specifikohet asgjë, ku Qeveria do ta ketë në dorë të vendos ad hoc kujt do ia jap paratë”, ka thënë Aliu.

Deputeti ka sjellë në vëmdnje planin e VV-së për rimëkëmbjen gjatë kohës kur kjo forcë ishte në qeverisje.

Sipas tij plani i VV-së ishte shumë i specifikuar.

“Pati edhe plan për propozimin e rimëkëmbjes e cila ishte mjaft e specifikuar dhe e qartë. Keni kohë edhe pak, shfrytëzojeni, i keni edhe disa miliona që kanë mbetur, se si ka me qenë rezultati i kësaj Pakoje, shumë shpejt do ta kuptojmë të gjithë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>