Vetëvendosja, Shqipëria nuk duhet të ishte pjesë e miniShengenit Ballkanik

Nga Exit News
Vetëvendosja, Shqipëria nuk duhet të ishte pjesë e miniShengenit Ballkanik

Deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati mendon se Shqipëria dhe kryeministri Rama nuk duhet të ishin bërë pjesë e miniShengenit Ballkanit. Sipas tij, kjo nismë nuk është në favor të shqiptarëve.

“Shqipëria nuk duhet të ishte bërë pjesë sepse nuk i bëjnë favor popullit tonë”, Murati gjatë një bashkëbisedimi me Neritan Sejaminin, në emisionin ‘Me pak fjalë’, në Euronews.

Ai tha se nuk duhet “t’i mundësohet Vuçiçit, të shfaqet si shtet i reformuar, pasi ai ka bërë krime.”

Murati iu referua gjetje të trupave në Rashicë të Serbisë, më 15 nëntor, që mendohet se janë mbetje të viktimave shqiptare:

“Ne kemi zhvarrosje të personave të zhdukur që ende po gjenden në territorin serb. Dhe pa u zgjidhur këto probleme nuk duhet t’i bëjnë favore Serbisë. Sepse kemi të njejtin shtet me të njëjtët udhëheqësa.”

Vetëvendosja dhe ish-kryeministri Albin Kurti e kanë kundërshtuar publikisht projektin për krijimin e një miniShengeni Ballkanik.

Gjatë një vizite në Tiranë, Kurti deklaroi se për Kosovën dhe për të ka vlerë të flitet për macroShengenin Shqipëri-Kosovë dhe jo për atë me Serbinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>