Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë kandidaten për Prokurorinë e Posaçme, prokuroren e Krimeve të Rënda, Doloreza Musabelliun. Vendimi u dha nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj, Pamela Qirko dhe Firdes Shuli.
Gjatë seancës dëgjimore KPK konstatoi disa mospërputhje me pasurinë dhe deklarimet e bashkëhetuesit e zonjës Musabelliut. KPK konstatoi se prokurorja Musabelliu nuk kishte deklaruar në formularin veting pasuritë e bashkëjetuesit të saj. Gjithashtu KPK hetoi në lidhje me një apartament me sipërfaqe 124 metër katror të blerë ne 2006 në vlerën 73 mijë euro si dhe një veturë të blerë në 2010 në shumën 10 mjë euro.
Mbas hetimit në lidhje me këto pasuri KPK konkludoi se bashkëjetuesi i saj kishte burime të ligjshme.
Në lidhje me figurën DSIK hartoi dy raporte për prokuroren Musabelliu. Në të parin e konsideronte të përshtatshëm ndërsa në të dytin e konsideronte të papërshtatshme për shkak të nxjerrjes të të dhënave hetimore. KPK u shpreh se kjo çështje ishte ende nën hetim dhe nuk dihet nëse ka patur apo jo dekonspirim.
Në lidhje me profesionalitetin, KLP e kishte vlerësuar pozitivisht atë.