
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Apelit Shkodër, Astrit Kalaja. Vendimi u mor nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Brunilda Bekteshi dhe Lulzim Hamitaj.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti gjatë hetimit pamjaftueshmëri të të ardhurave në shumën 2.8 milion lekë.
KPK mori një raport negativ për Kalanë nga DSIK, i cili ishte vetëm pjesërisht i deklasifikuar.
Ndërkohë Këshilli i Lartë Gjyqësorë hartoi një raport me një sërë vërejtjesh në lidhje me profesionalizmin e gjyqtarit.
Pavarësisht sa më lart, KPK argumetoi që shpjegimet e dhëna nga zoti Kalaja rrëzonin gjetjet e Komisionit.