Vetingu, KPK shkarkon kryeprokurorin e Lushjes Çlirim Shahini

Vetingu, KPK shkarkon kryeprokurorin e Lushjes Çlirim Shahini

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra kryeprokurorin e Lushjes Çlirim Shahini, për shkak të problemeve me pasurinë dhe pastërtinë e figurës.

Sipas hetimit të KPK-së, prokurori Shahini nuk justifikoi me burime të ligjshme ndërtimin e një shtëpie dykatëshe në Sarandë. Ai po ashtu nuk kishte deklaruar një hua prej 2,7 milionë lekësh, marrë nga kompania që kishte ndërtuar vilën. Për këtë shtëpi, prokurori deklaroi se përdorej vetëm nga familja, por nga hetimi, KPK zbuloi, përmes njoftimeve në internet, se banesa jepej me qira si shtëpi pushimi gjatë verës. Për këto të ardhura, prokurori nuk i ka deklaruar dhe nuk ka paguar taksa.

Edhe në kriterin e pastërtisë së figurës, prokurori Shahini u përball me akuza nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Sipas DSIK-së, Shahini është i papërshtatshëm për të vazhduar detyën, sepse ka përdorur makinën dhe ka pasur kontakte në të shkuarën me një person të dënuar për trafik narkotikësh dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>