
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi sot në detyrë drejtorin e Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, Eduard Merkaj.
Pas hetimit administrativ në tre kritere: pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmit, Merkajt nuk iu gjet asnjë shkelje apo problem.
Vendimi u mor nga Sonila Kadareja, Luljeta Qoku dhe Ledian Rusta.
Eduard Merkaj është pjesë e strukturave të policisë së shtetit që prej vitit 2007 dhe ka mbajtur disa poste të rëndësishme. Nga janari i vitit 2019 ai drejton departamentin e Kufirit dhe Migracionit.