
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi në detyrë të enjten drejtorin e marrëdhënieve ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, Pëllumb Seferi.
KJV nuk gjeti probleme në asnjë nga kriteret si pasuria, profesionaliteti dhe figura.
Seferi ka mbajtur postin e drejtorit të Kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë deri në gusht 2020.
Me largimin e ish drejtores së Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, Seferi mori postin e drejtorit të marrëdhenieve ndërkombëtare.