Vetingu në polici, konfirmohet drejtori i policisë Vlorë

Nga Exit News
Vetingu në polici, konfirmohet drejtori i policisë Vlorë

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) konfirmoi të hënën në detyrë drejtorin e policisë së Vlorës, Artion Duka.

Komisioni nuk gjeti probleme në kriteret e vlerësimit për Dukën. Gjatë hetimit administrativ, KJV gjeti se Duka është hetuar për pajisjen Imsi Catcher, por ndaj tij janë pushuar hetimet.

Duka ishte i pari që u përball me procesin e vetingut në polici mbas 2 muajve.

Duka ka qenë më parë drejtues i Forcave Operacionale dhe drejtues i komisariatit Nr.1 në Tiranë.

Deri tani janë vlerësuar në veting 32 drejtues të lartë të policisë dhe gardës, prej tyre 5 janë dorëhequr, 4 janë shkarkuar dhe 23 janë konfirmuar në detyrë.

Sipas raportit të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDN) vetingu në polici ka ecur me ritme të ngadalta dhe shtrirja në kohë pa afat e ka bërë jo efektiv.

Nga të dhënat rezulton se 229 efektivë të policisë, 32 të Gardës së Republikës dhe dy zyrtarë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë dhënë dorëheqjen gjatë fazës së vetëdeklarimit duke shmangur kështu vetingun.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>