Partia Demokratike akuzoi të hënën qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se në 8 vite nuk mbajtur asnjë premtim dhe ka vetëm ka dështuar.
Bardhi ka postuar një deklaratë të kryeministrit Edi Rama të vitit 2018 ku shkruante:
“Veting politikanëve? Sa më parë! Me një drejtësi të pastruar përmes Vetingut, s’do ketë me as në këtë vend shteg për politikanët që t’i ikin drejtësisë. Çdo ide për të rritur llogaridhënien e politikanëve është e mirëseardhur. Gjithnjë gati të diskutojmë me PD”.
Sekretari i Përgjithshëm i PD përmes një shënimi në Facebook e cilëson Ramën si gënjeshtar.
Edhe Kryetari i PD-së, Lulzim Basha akuzoi të hënën kryeministrin Edi Rama se së bashku me ministrat kanë trefishuar pasuritë.
Akuzat e PD i referohen një analize të Birn, sipas së cilës 18 nga 27 anëtarët e kabinetit të kryeministrit Edi Rama nga viti 2013 deri në vitin 2018, kanë probleme me justifikimin e pasurisë në të paktën një vit të karrierës së tyre si shërbyes publikë.