Spoti kryesor i fushatës elektorale të Edi Ramës në të cilën ai shfaqet duke ngritur diellin me anë të një litari, së bashku me qytetarët, është vjedhur pothuajse e tëra, nga koncepti deri tek skenari, nga një reklamë e bankës BNP Paribas, e titulluar Duke ngritur diellin.
Pas përdorimit të modeleve të blear nga Shutterstock per t’i paraqitur si punëtorë në fletëpalosjet e tij për arritjet e punësimit, ky rast duket edhe më flagrant pasi është rast i pastër i vjedhjes intelektuale.
Më poshtë janë dy videot të cilat nuk kanë nevojë për koment.
Banka BNP Paribas — Pulling the Sun
Reklama e Edi Ramës – Me ndihmoni të bëj për ju