Video prova — Policia dhe Prokuroria kanë fallsifikuar dokumentat e arrestimit të 25 kuksianëve

Video prova — Policia dhe Prokuroria kanë fallsifikuar dokumentat e arrestimit të 25 kuksianëve

Avokati Altin Goxhaj ka publikuar sot një video ku tregohet qartë ora e ndalimit të 25 protestuesve në Kukës nga policia, natën e protëstës në Rrugën e Kombit.

Kamera e sigurisë e vendosur në banesën e një prej të ndaluarve tregon se ndalimi i të paktën një protestuesi të quajtur Xhevahir Heremi është bërë në orën 3:50 të mëngjesit të datës 1 prill 2018.

Kjo është prova se procesverbalet e Prokurorisë dhe Policisë janë fallsifikuar —në procesverbale dhe flet-arrestet e policisë nuk është shënuar ora e saktë e arrestimit në Kukës, por ora e arritjes në Tiranë.

Ky veprim i prokurorisë dhe policisë është në kundërshtim me nenin 255, pika 1 të Kodit të Procedurës Penale (KPP), i cili parashikon se:

“Data, ora dhe emri i oficerit të policisë gjyqësore që ka kryer arrestimin ose ndalimin shënohet në procesverbal.”

Falsifikim i orarit të arrestimit i lejoi prokurorisë që ta referojë çështjen në gjykatë më vonë se afati i lejuar me ligj prej 48 orësh.

Video e publikuar nga Avokati Goxhaj bënë të pavlefshëm edhe vendimin e gjykatës, sepse sipas nenit 259, pika 4 të Kodit të Procedurës Penale parashikohet se:

“Kur arrestimi ose ndalimi nuk është i ligjshëm, gjykata vendos lirimin e menjëhershëm të të arrestuarit ose të ndaluarit.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>