Rreth dy milionë euro janë transferuar të martën nga Thesari i Kosovës drejt një kompanie private.
Në një konferencë për shtyp, Ministrja e Financave të Kosovës, Hykmete Bajrami deklaroi se kanë ndodhur katër transaksione të paligjshme, duke theksuar se personat punojnë në thesar.
“Ky është një transaksion bankar dhe kemi gjurmuar të gjitha transakionet që janë bërë si rezultat i këtij transaksioni. Organet e rendit janë duke u marrë, për të parë se kush janë përfituesit fundorë”
Policia arrestoi të martën punonjësin me iniciale L.G ndërkohë që ka shpallur në kërkikm dy të tjerë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur me 9 tetor.