Vietnami raporton viktimën e parë me Covid-19 që prej fillimit të pandemisë

Nga Exit News
Vietnami raporton viktimën e parë me Covid-19 që prej fillimit të pandemisë

Vietnami ka raportuar në 31 korrik viktimën e parë nga koronavirusi, që prej shpërthimit të virusit në dhjetor 2019.

Ai është një 70-vjeçar nga qyteti i Hon An-it.

Me një popullsi prej 95 milionë banorësh, në gjithë vendin, numri i të infektuarve ka arritur në 509.

Në ndryshim nga shumë vende të tjera, Vietnami mori masa kufizuese para se të kishte të infektuar të  konfirmuar, duke mbyllur kufijtë e tij herët për pothuajse të gjithë udhëtarëve, përveç kthimit të vietnamezëve në vend. Kushdo që hyn në vend duhet të karantinohet në objektet qeveritare për 14 ditë dhe t’i nënshtrohet testimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>