Vijon greva e naftëtarëve të Ballshit, përkeqësohet gjendja e tyre shëndetësore

Nga Exit News
Vijon greva e naftëtarëve të Ballshit, përkeqësohet gjendja e tyre shëndetësore

Naftëtarët e Ballshit vijojnë ditën e tetë të grevës së urisë. Sipas mediave gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar. por ata nuk pranojnë të kurohen.

Shumë prej kanë shfaqur probleme me tensionin, zemrën, marrje mendsh. Një mjek pohoi për mediat se ata duhet të marrin kurim të menjëhershëm

Të premten njëri prej grevistëve u dërgua në spital pasi gjendja e tij u përkeqësua.

Kjo është greva e dytë e naftëtarëve brenda një viti.

Në shkurt 2020, naftëtarët u futën në grevë urie për rrogat prapambetura por pranuan të riktheheshin sërish në punë kur u njoftuan se një kompani e re do të merrte administrimin e rafinerisë dhe se do të gjehej një mundësi për të paguar rrogat e prapambetura.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>