
Sot në mbremje vdiq një tjetër pacient me koronavirus duke e çuar në 3 numrin e viktimave në Shqipëri.
Lajmin e dha Ministria e Shëndetësisë, e cila njoftoi se bëhej fjalë për një 71-vjeçar nga Kuçova, i cili vuante nga disa sëmundje të tjera dhe më parë ishte trajtuar në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Sipas autoriteteve shëndetësore i moshuari vdiq nga një ndërlikim të menjëhershëm në zemër ndërsa vuante nga: kancer në mushkëri, diabeti, fibrilacion arterial dhe hipertension.
Numri i rasteve me të infektuar nga Covid-19 në Shqipëri është 89, prej të cilëve 3 kanë vdekur dhe 3 të tjerë kanë mundur të shërohen.