Virusi i ri Koronavirus mund të ndalohej

Nga Exit News
Virusi i ri Koronavirus mund të ndalohej

Gjatë javëve të fundit, në botë u përhap virusi i ri Coronavirus, ose ndryshe 2019-ncov. Vendi i origjinës për krijimin e virusit ishte tregu i kafshëve ekzotike në qytetin Wuhan, në Kinë. Deri tani, Coronavirusi ka shkaktuar 42 të vdekur dhe 1400 të infektuar vetëm në Kinë.

Pavarësisht se qeveria kineze ka mbyllur qytetin e Wuhan, duke e kthyer në karantinë më të madhe të historisë, sërish virusi ka arritur të shpërhapet edhe jashtë Kinës. Raste të ndryshme janë indetifikuar në SHBA, Japoni, Korenë e Jugut, Tailandë.

Sipas një studimi të publikuar në Los Angeles Times, dhe të përkthyer nga Exit News, virusi ishte i parashikueshëm, madje i shmangshëm. Për të kuptuar se si, duhet të kthehemi pas në kohë dhe të shohim ecurinë e virusit SARS, edhe ky i shkaktuar nga një coronavirus.

Në 2003, SARS shpërtheu në një treg në qytetin e Guangdong, në Kinë, në të cilin shiteshin kafshë ekzotike, të mbajtura në kushte shumë të këqija, në kafazë të pisët.

Edhe virusi i ri 2009-ncvo ka të njejtën origjinë me SARS-in. Viktimat e para të tij ishin të lidhura me një treg në Wuhan, ku mbaheshin qindra kafshë ekzotike në kushte të papastërtisë ekstreme.

Këto lloj tregjesh janë të përhapura në Kinë. Ato preferohen nga njerëzit e pasur, të cilët e kanë zakon të shtrojnë darka ku të ftuarve i shërbehet një kafshë ekzotike.

Problemi me këto tregje është se ato janë të pista dhe kafshët mbahen në kushte mjedisore të tilla që lejojnë zhvillimin e virusit dhe i cili mund të kalojë nga një specie në një tjetër. Qeveria kineze i mbylli këto tregje pas virusit SARS-it, por ndalimi ishte për një kohë të shkurtër.

SARS u zhvillua fillimisht tek minjtë dhe më pas kaloi tek macet dhe më pas tek qentë. Edhe coronavirusi në fillim ka ardhur nga minjtë, por nuk dihet se si ka kaluar deri tek njerëzit.

Koronaviruset janë një grup virusesh që krijohen tek kafshët dhe nga kafshët transmetohen tek njerëzit. Më pas virusi zhvillohet në trupin e njeriut duke ju përshtatur mjedisit të ri, dhe pas kësaj përshtatje transmetohet nga njeriu në njeri.

Të njejtin problem paraqesin dhe pularitë e mëdha ose stallat e rrijtes së derrave. Përshembull në vitin 2009 u krijua virusi vdekjeprurës, i cili u përhap nga një fermë e madhe e rritjes së derrave në Meksikë.

Për të shmangur krijimin e këtyre viruseve, qeveria kineze duhet të urdhërojë mbyllen përfundimtare të këtyre tregjeve.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>