Vittorio Sgarbi: I thashë Ramës të mos e shembë Teatrin Kombëtar, të mbahej si muze

Nga Exit News
Vittorio Sgarbi: I thashë Ramës të mos e shembë Teatrin Kombëtar, të mbahej si muze

Kritiku italian i artit Vittorio Sgarbi ka deklaruar se ka qenë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në një intervistë për gazetaren Eni Vasili, Sgarbi, i njohur si mik i Kryeministrit Rama, u shpreh:

“Unë kam qenë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Unë i kam thënë mikut tim, Edi Rama që të mos e shembë. Ai nuk më dëgjoi dhe bëri atë që deshi. Unë thashë që të mbahej si muze dhe të restaurohej.”

Sgarbi tha se preferon t’i qëndrojë larg diskutimeve politike, por se se qëndrimin e tij për ta mbajtur teatrin si muze ia ka bërë të qartë kryeministrit:

“Ai teatër ishte i thjeshtë me arkitekturë fashiste. Unë nuk dua të futem në debatet politike, por mendoj se mund të mbahej si muze.

Kur pyeta për herë të fundit më thanë se ishte shembur. Me thanë se ishte shembur sepse nuk ishte funksional si teatër. Mund të mbahej si muze.”

Ideja e kthimit të Teatrit Kombëtar në muze është përmdendur dhe më parë nga ish-deputeti Agron Shehaj, i cili propozoi mbajtjen dhe restaurimin e godinave të teatrit dhe nëse nuk mund të shërbenin si teatër, të ktheheshin në muzë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>