Vizita e Kryeministrit në Shtëpinë e Bardhë është me ftesë nga Zv. Presidenti Biden dhe jo Presidenti Obama

Vizita e Kryeministrit në Shtëpinë e Bardhë është me ftesë nga Zv. Presidenti Biden dhe jo Presidenti Obama

Kryeministri Rama do të zhvillojë, sot, në Shtëpinë e Bardhë një takim me Zëvendës Presidentin Joe Biden.

Sipas axhendës zyrtare të Zëvendës Presidentit Biden për ditën e sotme, bërë publike në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, Zoti Rama do të pritet nga Zotin Biden në orën orën 11:50 (17:50 ora e Tiranës).

Në fund të takimit në Sallën Roosvelt do të bëhen fotot e rastit.

Sidoqoftë, në axhendën e Presidentit Obama, po ashtu të publikuar në faqen e Shtëpisë së Bardhë, nuk ka asnjë takim të planifikuar me Kryeministrin Rama, edhe pse axhenda e tij përmban takime shumë më pak të rëndësishme se një takim i mundshëm me Zotin Rama.

Nuk është e qartë ende nëse Presidenti Obama do t’i bashkohet takimit të Zotit Biden me Zotin Rama qoftë edhe vetëm për një shtrëngim duarsh kortezie dhe fotografi.

Edhe pse Kryeministri Rama i është referuar disa herë indirekt një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, dhe në dy raste ka aluduar për një takim të tij me Presidentin Obama, në mënyrë të pashpjegueshme dhe në mungesë totale transparence nuk ka patur asnjëherë njoftim zyrtar mbi vizitën dhe mbi axhendën e tij gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>