
Fermat e vizonëve (kafshë e egër) përbëjnë ende rrezik të lartë për infektimin me Covid-19 dhe përhapjen e virusit, ndaj punonjësit e fermës dhe kafshët e tjera do të duhet të testohet rregullisht. Ky vendim u morr nga ekspertët evropian të sëmundjeve dhe sigurisë ushqimore.
Vizonët u identifikuan si një prej burimeve që ka përhapur koronavirusit tek njerëzit dhe më pas tek kafshët e tjera.
Danimarka, eksportuesja më e madhe e gëzofit të vizonëve tërhoqi nga tregu 15 milionë vizonë, në nentor 2020, pasi zbuloi një mutacion të ri të virusit në këto ferma. Qeveria daneze pagoi rreth 3 miliardë euro në dëmshpërblim për fermat e ritjes së vizonëve.
Gjithashtu, Danimarka ka ndaluar rritjen e vizonëve për këtë vit, nga frika e përhapjes së virusit nga këto kafshë.