Vjedhja e votave në Tiranë, KQZ kallëzon në prokurori 76 numërues

Vjedhja e votave në Tiranë, KQZ kallëzon në prokurori 76 numërues

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot të kallëzojë penalisht 76 numërues dhe anëtarë të grupeve të numërimit të zgjedhjeve të 25 qershorit.

76 anëtarët e numëruesit akuzohen për falsifikim të materialeve zgjedhore dhe rezultatit të zgjedhjeve.

Skema e “vjedhjeve” të votova u zbulua nga KQZ gjatë rinumërimit të 64 kutive në qarkun e Tiranës, kërkesë kjo e PDIU dhe PS.

“Në përfundim të këtij procesi rezultoi se: për 24 qendra votimi në Qarkun Tiranë, rezultati i dalë nga rinumërimi ishte i ndryshëm me rezultatin e nxjerr nga grupet e numërimit në VNV. Anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit numër më të vogël votash për disa subjekte dhe numër më të madh votash për disa subjekte të tjera, krahasuar me numrin real të votave qe u gjendën në kutinë e votimit,” u shpreh zëdhënësja e KQZ-së.

KQZ i kërkoi prokurorisë të hetojë rastet e kallëzuara dhe të çojë shkelësit e ligjit përpara drejtësisë. KQZ po ashtu, i bëri thirrje qytetarëve që kanë prova apo dyshime të arsyeshme për shkelje të kodit zgjedhor, t’i dorëzojnë ato në prokurori.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>