Vjen në Shqipëri këshilltari amerikan i Byrosë së Hetimit

Nga Exit News
Vjen në Shqipëri këshilltari amerikan i Byrosë së Hetimit

Ka mbërritur të mërkurën në Shqipëri këshilltari amerikan i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Steve Butler.

Lajmi mbi Butler, ish -Agjent Special Mbikëqyrës në FBI, u bë i ditur nga ambasada amerikane pas një pritje të organizuar për të nga ambasadorja Kim.

“Ambasadorja Kim u takua me Steve për t’a mirëpritur atë në ekip dhe për të biseduar mbi mbështetjen tonë të vazhdueshme për punën themelore të SPAK në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet trajnimeve, ndërtimit të kapaciteteve, pajisjeve dhe ekspertizës këshilluese”, lexon njoftimi i ambasadës.

Rikujtojmë se 27 heturesit e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u diplomuan më 6 gusht, ndërkohë që kjo e fundit heton vepra penale nën juridiksionin dhe nën varësinë e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion(SPAK).

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>