Ambasadori i ri i OSBE-së Vincenzo Del Monaco është prezantuar të hënën përpara stafit të misionit në Tiranë.
Ai do të zëvendësojë ambasadorin Berndt Borschardt, të cilit i ka mbaruar mandati i tij.
Më herët, Del Monaco ka qenë ambasador i Italisë në Armeni dhe në Malin e Zi. Po ashtu, ai ka qenë përfaqësues i Përfaqësisë së Përhershme italiane në Bashkimin Evropian, në Bruksel.
Po ashtu, ai ka qenë pjesë në kabinetin e këshilltarit diplomatik të ish-presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano.