Vladrin Pjetri heq dorë nga mandati i kryebashkiakut të Shkodrës

Lulzim Basha: Një kriminel më pak në politikë

Vladrin Pjetri heq dorë nga mandati i kryebashkiakut të Shkodrës

Valdrin Pjetri, kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës u dorëhoq sot nga marrja e detyrës së kryebashkiakut. Lajmin e bëri të ditur vetë Pjetri përmes një postimi në Facebook. Ai u shpreh se do t’i përgjigjet akuzave të bëra nga opozita si qytetar i thjeshtë.

“Vëmendja dhe energjitë e mia do të përqendrohen tanimë tërësisht në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë time nuk kam pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë”, shkruan Pjetri.

Pas lamit të dorëheqjes reagoi edhe Kryetari i opozitës Lulzim Basha. Zoti Basha në një postim në twitter u shpreh:

“Një kriminel më pak në politikë; një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik”.

Valdrin Pjetri u zgjodh kryebashkiak i Shkodrës në zgjedhjet vendore monopartiake të 30 qershorit. Pjetri e mori zyrtarisht mandatin nga Gjykata e Shkodrës më 26 korrik, por ai nuk u betua asnjëherë si kryebashkiak.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>