Policia ka nisur sot sekuestrimin e pronave të vëllezërve Habilaj në Vlorë.
Me kërkesë të Prokurorisë dhe Drejtorisë së Pastrimit të Parave, deri më tani janë sekuestruar 3 apartamente banimi dhe tre njësi shërbimi, të gjitha në Vlorë.
Policia njoftoi se po vijon puna për evidentimin dhe më pas sekuestrimin e të tjera pronave të vëllëzerve Habilaj, njëri prej të cilit u arrestua dy javë më parë në Katania dhe akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, përmes organizatës kriminale të strukturuar.