Partia Demokratike, përmes Albana Vokshit e quajti kriminale “t’ju fshehësh prindërve situatën e COVID19 në shkolla”. Vokshi pyeti ministren e Arsimit Kushi, në lidhje me situatën e COVID-19 në Shkollën Emin Duraku:
Kur do të kryhet tamponimi i të gjithë nxënësve të paktën në klasat e mësuesve pozitivë si dhe hetimi epidemiologjik i familjeve të tyre?
Pse prindërit nuk u njoftuan në kohë që kur nisën rastet e para të mësuesve dhe stafit me COVID-19?
Kush ka marrë përsipër e ka guxuar t’i heqë prindërve të drejtën për t’u informuar e për të vendosur për fëmijën e tij nëse do e çojë në shkollën vatër COVID? Apo të marrë masat e nevojshme për ta mbrojtur atë?
Pse ka kaq shumë raste mësuesish dhe stafi me COVID-19 në shkollën “Emin Duraku?
A ka ISHP një raport për shkakun pse shkolla është shndërruar në vatër të rrezikshme të përhapjes së COVID-19?
Pse të premten u bashkuan klasat? Sa fëmijë munguan? Sa prindër refuzuan të çojnë fëmijët në shkollë?