Partia Demokratike përmes Albana Vokshit akuzoi qeverinë se nuk ka asnjë plan për rihapjen e shkollave.
“Situata e pandemisë është rënduar nga mosmbajtja e premtimit për rindërtimin e 300 shkollave dhe kopshteve pas tërmetit deri në shtator”, tha Vokshi në një deklaratë për shtyp nga selia e PD-së.
Në këtë mënyrë sipas vokshi, qeveria “në ikje” nuk ka ndërtuar shkollat e dëmtuara nga Tërmeti, kryesisht në Tiranë dhe në Durrës, duke vënë lënë pa ambjente “23 mijë nxënës dhe mësues”.
Vokshi kritikoi protokolin e qeverisë si të përgjithshëm dhe të pazbatueshëm. Ajo tha se qeveria nuk tregon se si do të zbatohet distancimi social, si do ët organizohen klasat dhe orët e mësimit.
“Improvizimi i qeverisë së paaftë dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës mund të rezultojë në përhapje edhe më masive të virusit përmes shkollave, nëse qeveria nuk ndryshon qendrim dhe nëse nuk merr masa serioze”, përfundoi ajo.