Kryetarja e Forumit të Lidhjes Demokratike të Gruas në Partinë Demokratike, Albana Vokshi, në një takim virtual me Bordin Drejtues të Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane ka përshëndetur rezolutën e miratuar nga Parlamenti Europian – ku përmenden 15 kushtet që Shqipëria duhet të plotësojsë përpara hapjes së negociatave.
“Shqetësimet e eurodeputetëve për rikthimin e kultivimit masiv të kanabisit, shembja e Teatrit për qëllime korruptive apo vonesa të pajustifikuara në hetimin e dosjeve të vjedhjes së zgjedhjeve, 184 dhe 339, qëndrojnë plotësisht.” – ka deklaruar Vokshi.