PE përfshin 15 kushtet e BE-së për Shqipërinë në rezolutën për hapjen e negociatave

Nga Exit News
PE përfshin 15 kushtet e BE-së për Shqipërinë në rezolutën për hapjen e negociatave

Parlamenti Europian ka përfshirë në rezolutën për hapjen e negociatave me Shqipërinë, 15 kushtet, vënë nga BE, të cilat Shqipëria duhet t;i ketë përmbushur përpara mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Në mbledhjen e 18 qershorit, PE votoi me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime, amendimet që Grupi i Partive Popullore Europiane (PPE) kishte kërkuar për rezolutën e hartuar nga eurodeputeti Tonino Picula për hapjen e negociatave me Ballkanin Perëndimor.

Tani në tekstin e rezolutën do të shtohet:

“[Parlamenti Europian] thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes së Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare.”

Këkresa për amendim u bë pasi sipas PPE-së, rezoluta e Piculas është e përgjithshme dhe nuk përmendtte kushtet që Shqipëria duhet të plotësonte deri tremujorin e parë të vitit 2021, kur do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare – e cila përcakton fillimin në praktikë të negociatave Shqipëri-BE.

Për të lëxuar më shumë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë dhe sa ka arritur t’i përmbushë deri tani, lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>