Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi dënoi rëndë vendimin e Ramës e Veliajt për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Zonja Vokshi e quajti shembjen e teatrit “akt dhune kriminale, një akt antikombëtar dhe një akt antievropian”.
Në një intervistë për News24, Vokshi theksoi “teatri ishte vija e kuqe ndarëse mes një vendi që do të jetojë në demokraci apo do të pranojë instalimin e një regjimi diktatorial.”
Duke folur për përgjigjen e PD-së ndaj këtyre ngjarjeve, Vokshi tha se PD do të ndjekë të gjithë rrugën institucionale dhe të protestave:
“PD do të ndjekë të gjithë rrugën institucionale dhe dhe të protestave, do të jetë në komunikim me Alenacën për Mbrojtjen e Teatrit.
Qëllimi i PD nuk është ardhja në pushtet, por emergjencë kombëtare është rrëzimi i këtij pushteti.”