Vokshi: Teatri ishte vija e kuqe mes demokracisë e diktaturës

Nga Exit News
Vokshi: Teatri ishte vija e kuqe mes demokracisë e diktaturës

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi dënoi rëndë vendimin e Ramës e Veliajt për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Zonja Vokshi e quajti shembjen e teatrit “akt dhune kriminale, një akt antikombëtar dhe një akt antievropian”.

një intervistë për News24, Vokshi theksoi “teatri ishte vija e kuqe ndarëse mes një vendi që do të jetojë në demokraci apo do të pranojë instalimin e një regjimi diktatorial.”

Duke folur për përgjigjen e PD-së ndaj këtyre ngjarjeve, Vokshi tha se PD do të ndjekë të gjithë rrugën institucionale dhe të protestave:

“PD do të ndjekë të gjithë rrugën institucionale dhe dhe të protestave, do të jetë në komunikim me Alenacën për Mbrojtjen e Teatrit.

Qëllimi i PD nuk është ardhja në pushtet, por emergjencë kombëtare është rrëzimi i këtij pushteti.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>