Vokshi thirrje ministres Shahini të shtyjë datën e zgjedhjeve në universitete

Nga Exit News
Vokshi thirrje ministres Shahini të shtyjë datën e zgjedhjeve në universitete

Ish deputetja e PD-së Albana Vokshi kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve në universitete, pasi sipas saj kjo gjë vë në rrezik jetën dhe shëndetin e studentëve.

E ftuar në një emision, Vokshi pohoi:

“Gjykoj që nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa jeta e shëndeti i studenteve dhe pedagogëve. Ky është një akt antikushtetues nga ana e ministres. Shtrëngimi i kushteve të vëna nga qeveria nuk i jep mundësinë që të bëhen zgjedhjet. Mund të organizohet në muajt në vijim, në shtator për shembull. Mund të jetë më keq mund të jetë më mirë por nëse situata menaxhohet do të jetë më mirë për më vonë.”

Vokshi theksoi se caktimi i datës 30 korrik si datë zgjedhjesh shkel të drejtën e studentëve për të votuar si dhe nuk u lejon kandidatëve të bëjnë fushatën e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>